“Lady Malena” është titulli i këngës më të re që ka ardhur si bashkëpunim ndërmjet Adrian Gaxhës dhe Vig Poppas.
Projekti është prodhim i Bekito dhe Brick Records, dhe ka ardhur i kompletuar edhe nga ana vizuale.
Bekito e ka bërë edhe ‘beat-in’, ndërsa tekstin e kanë shkruar Tonic & Denk (PandaMusic).
Lorenc Aliaj e ka bërë miksimin dhe masterizimin, derisa për xhirimin e videoklipit është kujdesur produksioni Entermedia.
Bashkëpunimi me Argjentina Ramosajn, “Bad Boy”, është një prej projekteve më të fundit që ka sjellë Vigan Bardhi gjatë këtij viti.
Nga ana tjetër, Adriani gjatë këtij viti solli duetin shumë të suksesshëm me Onatin, “Lujmi krejt”, që numëron mbi 24 milionë shikime në YouTube.
Me herët, këngëtari nga Maqedonia ka thënë se i ka disa projekte që do t’i sjellë në vazhdim.
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Se...
Kurti mirëpriti një delegacion të profesorëve, gazetarëve dh...
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës