Google ADS

Sondazhi: Zaev është favorit për president të shtetit

21:40 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Rezultatet e sondazhit të fundit të QMBN dhe televizionit “Telma” tregojnë se shumica prej 12.4 për qind në funksionin e presidentit të shtetit e shikojnë kryeministrin Zoran Zaev.

Që pastaj të ndiqet nga Hristija Mickoski me 8.2 për qind dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. I katërti në listë me 6.8 për qind, është Stevo Pendarovski, pastaj vjen Bujar Osmani me 3 poenë më pak, ndërsa Imer Selmani, ka mbështetjen e 5.8 për qind. i ndjekur nga Teuta Arifi me 3.4 për qind, Tanja Karakamisheva me 2.7 për qind, Gordana Siljanovska dhe Trajko Sllaveski me 2.4 për qind, Radmilla Sheqerinska me 2.4 për qind, Oliver Spasovski dhe Marijana Llazarova Trajkovska me 1.4 për qind.

Pothuajse 19 për qind asnjërin nga kandidatët nuk e shikojnë si president të ardhshëm, ndërsa 14.9 për qind ende nuk kanë vendosur.

Kandidati i cili ka mbështetje më të madhe edhe në mesin maqedonasve dhe në mesin e shqiptarëve është Zoran Zaev, i cili ka marrë 10.2 për qind tek maqedonasit dhe 11.2 për qind tek shqiptarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme