Top Story, përmes disa intervistave, analizon sesa të realizueshme janë 8 kërkesat e studentëve, të cilat në fakt kanë një kosto të vogël financiare për buxhetin e shtetit.
Nëse marrim pikën e parë, atë të rritjes së GPD-së në 5 % për Arsimin, atëherë kjo është pothuajse e parealizueshme.
“Kjo shkon në rreth 280 mln euro. Pra një ndërhyrje e tillë klinike, në buxhetin e shtetit sot është e pamundur”, tha Pano Soko, ekspert i ekonomisë.
Po t’i referohemi pikës së dytë, asaj të uljes së tarifave, këtu qeveria e ka fare të lehtë për ta realizuar.
“Vitin e parë do të kishim një ndërhyrje frontal me rreth 46 milionë euro, ndërsa në vitin e dytë e në vazhdim do të kishim një ndërhyrje që do shkonte në nivelin e 12-13 milion euro”, tha Pano Soko-Sa i takon kostos së kartës së studentit, fatura financiare është simbolike sipas përllogaritjeve. Në këtë rast është se karta realizohet në bashkpunim me pushtetet lokale.
“Unë besoj se shkon në 100-200 mijë euro që do zëre kostoja e kartës së studentit. Është e papërfillshme”, tha Soko.
Një prej kërkesave bazë të studentëve sot, është edhe rehabilitimi i konvikteve që janë në gjendje të mjerueshme. Top Story, ka depërtuar në ambjentet e brendshme të godinave, ku janë siguruar pamje të gjendjes së rëndë ku ato ndodhen. Tualete pa ndriçim, dhoma pa ngrohje, dhe kushte higjenike të tmerrshme.
Këtu shteti duket që nuk ka vënë dorë prej dekadash. Mobiljet janë pothuajse të shkatërruara, me shtretër të kalbur, dhoma me lagështi dhe pa hapësirat e nevojshme. Pa harruar këtu, instalimet e vjetëruara elektrike, që përbëjnë rrezik për jetën e studentëve.
“Unë personalisht jetoj në konvikt. Është qesharake të them, por po gjakosemi natën, flejmë në shtretërit që kanë fjetur baballarët tanë para 30 vitesh. Ti shkon në konvikt, ti hap sirtarin të ngel mobilja në dorë.. pllakat e konvikteve janë të groposura, duket sikur kemi një varr aty, janë grryer me kalimin e kohës, janë shumë të vjetëra, nuk është bërë asnjëlloj punimi”, tha studenti.
“Kostot për riparim thelbësor të konvikteve, me një ritëm racional shpenzimi, shkojnë tek rreth 2.5 mld lekë apo 21-22 mln euro”, deklaroi për Top Story eksperti i ekonomisë.
Të gjitha kostot për kërkesat e studentëve, duket se nuk kanë nevojë për sforco të madhe nga shteti. Kjo, është mjaft e qartë në analizën që bëhet./tch/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?