Gazeta më e lexuar në Zvicër “Blick” ka shkruar për letrën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka shkruar homologut të tij kosovar, Hashim Thaçi, duke u befasuar me angazhimin e presidenti Trump për të zgjidhur këtë çështje, e cila është konsideruar si problem evropian.
Sipas gazetës prestigjioze zvicerane, presidenti Trump befasisht është përzier në konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Lidhur me këtë, Trump i ka shkruar një letër presidentit të Kosovës. Në të, ai përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës për pajtim me Serbinë”, shkruan gazeta, duke parafrazuar përmbajtjen e letrës së Trumpit.
Më tej sipas Blick, Trump ka shkruar se Kosova është një partner vendimtar për SHBA-në “në përpjekjet tona” për paqen dhe stabilitetin në Evropë.
“Prandaj Presidenti i SHBA-së ofron mbështetjen e tij për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë”.
Nga ana tjetër, gazeta “Blick” citon presidentin Thaçi, i cili përmes profilit të tij në Twitter ka përshëndetur atë që Blick e quan “ndërhyrjen e Trumpit”.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’