Gjykata vendosi për vajzën që dyshohet se tentoi ta sulmojë cimeren me armë të ftohtë

20:58 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Është marrë vesh se Gjykata e Prishtinës ka marrë aktvendim që ta aprovojë kërkesën e prokurores Ajshe Ferati, e cila ka kërkuar paraburgim për vajzën e cila dyshohet se gjatë natës së mbrëmshme pas një mosmarrëveshje me cimeren e saj, e ka kanosur dhe ka tentuar ta sulmojë me thikë.

Të dyshuarës i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Sipas raportit të Policisë, një mosmarrëveshje mes dy cimereve raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme