Neymar reagon pas shkarkimit të Jose Mourinhos dhe shortit kundër Man Utd

20:50 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Neymar ka folur rreth shortit të PSG-së kundër Manchester United në Ligë të Kampionëve dhe shkarkimit të Jose Mourinhos.

Të hënën, gjiganti francez Paris Saint Germain u përcaktua përmes shortit të luaj me United në shkurt, transmeton portali arbresh.info. Një ditë më vonë, Mourinho u shkarkua dhe u zëvendësua nga legjenda e klubit Ole Gunnar Solskjaeri si një trajner i përkohshëm.

“Isha i lumtur me shortin, do të jenë dy ndeshje të mëdha ndërmjet dy skuadrave të mëdha”, ka thënë Neymar për faqen zyrtare të klubit.

“Ne e dimë kualitetin që Manchester United ka dhe ne jemi në dijeni rreth mentalitetit fitues të lojtarëve të tyre”

“Trajneri ka ndryshuar dhe do të jetë një stil i ri i lojës, ata janë në proces për të ndryshuar gjërat, por ne e dimë për kualitetin që kanë”

“Më pëlqejnë ndeshjet e mëdha dhe është gjithmonë kënaqësi të luaj me ata”

“Jam shumë i lumtur që luajmë kundër MNanchester United”

Ndeshja e parë e Solskjaerit në detyrë do të jetë ndeshje kundër Cardiffit, skuadër të cilën e ka menaxhuar katër vite më parë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme