Google ADS

Zaev-Mogerini: Maqedonia shënoi progres në procesin euro-integrues

19:15 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Maqedonia u kthye në rrugë të drejtë drejt BE-së dhe bëri shumë hapa përpara në procesin eurointegrues, konstatuan në takimin e sotëm kryeministri Zoran Zaev me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini.

Në takim, siç kumtoi sot pasdite pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë, janë përshëndetur politikat e guximshme dhe inkluzive të kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë për mbylljen e suksesshme të çështjeve me fqinjët, procesin reformues përmes Planit 18, si edhe sjelljen e Ligjit për amnisti, që duhet ta ndihmojë procesin e pajtimit dhe të sigurojë qeverisjen e së drejtës.

Në takim është potencuar edhe rëndësia e përmbylljes së suksesshme të procesit në Parlament në votimin e amendamenteve kushtetuese dhe për realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe për rëndësinë e zbatimit të reformave kyçe, veçanërisht në gjyqësi me qëllim të fillimit të negociatave me BE-në në qershor të vitit 2019.

“Për ne si Republikë e Maqedonisë, viti 2018 ishte në shenjën e zgjidhjes së çështjeve të mëdha me fqinjët, reformave thelbësore në sferat kyçe dhe zhbllokimit të plotë të rrugës tonë drejt NATO-s dhe BE-së. Republika e Maqedonisë e shfrytëzoi maksimumin prej mundësive për kompensimin e kohës së humbur, ndërsa Qeveria bëri gjithçka në fuqinë e saj për t’i rikthyer stabilitetin, kredibilitetin dhe prosperitetin shtetit tonë. Jemi të motivuar prej mbështetjes tuaj, si edhe deri më tani edhe ky është stimulim i jonë, ta shtyjmë procesin e realizimit të Marrëveshjes së Prespës për edhe përkushtim akoma më të fuqishëm në implementimin e reformave esenciale”, theksoi kryeministri Zaev.

Nga Qeveria njoftuan se kryeministri Zaev ka falënderuar përfaqësuesen evropiane Mogerini dhe kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk për mbështetjen që e mori Maqedonia në vitin 2018, për Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor me të cilën u dha perspektivë e qartë për anëtarësimin në BE, për Samitin në Sofje me temë BE dhe Ballkani Perëndimor dhe konstatimet e Këshillit Evropian në qershor të vitit 2018 me të cilët u hap rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.

Zaev ka shfaqur shpresë se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në vitin 2019, kur akoma më shumë do t’i nevojitet Maqedonisë.

“E dimë se viti 2019 nuk do të jetë i lehtë as për BE-në, duke e pasur parasysh gjendjen me Bregzitin dhe zgjedhjet evropiane në maj të vitit 2019, por mbetemi të përkushtuar ndaj partneritetit të BE-së edhe si Republikë e Maqedonisë edhe në kuadër të aktiviteteve të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zaev në drekën e punës që e organizoi Mogerini me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme