Kate dhe Meghan veshin fustana të vjetër në drekën e Krishtlindjeve

20:52 | 19 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Dukesha e Sussex dhe Dukesha e Cambridge kanë preferuar që të veshin fustana të vjetër në drekën e Krishtlindjeve në pallatin mbretëror gjatë ditës së sotme.

Meghan, e cila po prêt fëmijën e parë me Prince Harry në pranverën e ardhshme, kishte zgjedhur të vesh një fustan me lule, të cilin për herë të parë e kishte veshur në vitin 2016, transmeton portal arbresh.info

Ndërkohë, kunata e saj, kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë të hapur, të cilin e kishte veshur për herë të parë në vitin 2011.

E gjithë familja mbretërore janë mbledhur sot për drekën e Krishtlindjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme