Filipe Luis do të largohet nga Atletico Madridi?

17:58 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Atletico Madridi do të lejojë që kontrata e Filipe Luis të skadojë.

Luis ka vetëm edhe gjashtë muaj të mbetur në marrëveshjen e tij aktuale me skuadrën spanjolle dhe kanë bërë të qartë se ata janë të hapur për t’i lejuar atij që të nis negociatat me skuadrat e tjera dhe siç duket 33-vjeçari veteran nuk është aspak i interesuar në idenë për pensionim tani, transmeton portali arbresh.info.

Ai fillimisht iu bashkua Atleticos në vitin 2010 dhe ka shpenzuar katër vite me klubin para se të transferohet në futbollin e anglez duke shpenzuar një kohë te Chelsea. Më pas u rikthye në Atletico dhe që nga atëherë ka arritur të bëhet njëri nga mbrojtësit më të mirë në histori të klubit.

Megjithatë, pavarësisht kësaj, Atletico është e interesuar për tu fokusuar në të ardhmen e tyre.

Reprezentuesi brazilian besohet të ketë një seri klubesh nga Evropa që janë të interesuara për nënshkrimin e tij, por ka mundësi këtu edhe për një kalim në Kinë ose SHBA./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme