I shkarkuari, Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë me anë të së cilës ka treguar klasin duke thënë se ka bërë “shok të jetës” në Manchester United dhe se është “jashtëzakonisht krenar” që i ka udhëhequr ata.
55-vjeçari gjithashtu ka sugjeruar se do të rikthehet në futboll në një fazë duke i dhënë fund mesazhit të tij me urimin “Gëzuar Krishtlindjet”, transmeton portali arbresh.info.
“Kam qenë jashtëzakonisht krenar që kam veshur simbolin e Manchester United që nga dita e parë kur kam arritur dhe besoj se të gjithë tifozët e United e dinë këtë”, ka thënë Mourinho.
“Ashtu siç ishte rasti me klubet e mëparshme, unë kam punuar me disa njerëz të mrekullueshëm dhe besoj se disa do të jenë shokë për tërë jetën”
“E di se ju jeni të gjithë në dijeni rreth principeve të mia profesionale. Çdo herë që një kapitull mbyllet, unë shfaqi respektin më të thellë dhe nuk bëjë ndonjë koment rreth ish kolegëve të mi”
“Shpresoj që media do të respektoj pozitën time dhe do më lejojë të jetojë një jetë normale deri në momentin kur vendosi për rikthim në futboll. Gëzuar Krishtlindjet”
Vendimi për shkarkimin e strategut portugez u konfirmuar mëngjesin e së martës./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...