Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media pas takimit të liderëve të rajonit në Bruksel.
Ai ka thënë se në Bruksel ka shprehur dëshpërimin në Kosovë që ekziston për shkak të mos liberalizimit të vizave, shkruan arbresh.info.
Sipas presidentit Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos të lëvizë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Takimi i liderëve të rajonit është thirrur nga shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini./Arbresh.info/
Deklarata e tij e plotë:
Falënderoj zonjën Mogherini për organizimin e këtij takimi dhe mundësinë që liderët e Ballkanit Perëndimorë të diskutojnë për progresin e arritur, për nevojat që kemi para nesh dhe vizionin tonë për vitin e ardhshëm dhe vitet e ardhshme.
Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid.
Theksova dëshpërimin e madh që ekziston në Kosovë sa i përket shtyrjes së liberalizimit të vizave prej shteteve të caktuara, shtete anëtarë të Bashkimit Evropian, por Kosova nuk ka tjetër alternativë por të lëvizë drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gjithashtu, ky vakum që mund të krijohet mund të shfrytëzohet prej të tjerëve që nuk i duan vlerat, kriteret dhe standardet evropiane.
Por, do të punojmë të gjithë së bashku si spektër politik, shoqëria civile, mediat dhe të sqarohet edhe më tutje ky proces.
Kosova ka kryer obligimet e veta, tash Bashkimi Evropian, shtet anëtare duhet të marrin vendimin në javët dhe muajt e ardhshëm. Vlerësoj se në të ardhmen e afërt do të ndodhë ky vendim.
Ndërsa, sa i përket çështjeve tjera, në veçanti raporteve ndër fqinjësore Kosova ka ndërtuar dhe u vlerësua edhe këtu raportet të shkëlqyera me Maqedoninë, me Shqipërinë, Malin e Zi.
Ishte inkurajuese mbështetja e plotë gjithë lidershipit të rajonit për arritjen e marrëveshjes në mes Maqedonisë dhe Greqisë sa i përket çështjes së emrit, që Maqedonia të lëvizë më shpejt drejt NATO-s.
Gjithashtu, u përshëndet edhe njëherë në fund të këtij viti votimi nga Parlamenti i Kosovës për demarkacionin Kosovë-Mal i Zi, që ka hap një perspektivë të re të marrëdhënieve tona shumë të mira.
Ndërsa, sa i përket çështjes së mundësisë për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse, me njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, është inkurajues fakti se gjithë liderët e rajonit pa dallim mbështesin përpjekjet edhe të Kosovës edhe të Serbisë për arritjen e një marrëveshje finale, duke konkluduar se arritja e një marrëveshje të tillë do të prodhojë edhe më tepër paqe, stabilitet dhe frymë evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimorë dhe do të përshpejton proceset evropiane për Kosovën edhe në NATO edhe në Bashkim Evropian, ndërsa për Serbinë të ardhmen evropiane.
Shpresoj dhe besoj për çka edhe do të punojmë bashkërisht me ekipin negociator, me gjithë spektrin politik në Kosovë, gjithë, shoqërinë civile që në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një përfundim për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi dhe Kosova definitivisht do ta arrijë konsolidimin në rrafshin ndërkombëtarë që do të fiton njohjen nga Serbia, e në të njëjtën kohë menjëherë do të pasojnë njohjet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, fillimi i ndryshimit të rezolutës 1244, dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Nëse ka pasur hezitime para pak muajsh, nga faktorë të ndryshëm sot të gjithë janë unik, edhe Bashkimi Evropian, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorë të tjerë për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, dhe për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes finale.
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...