Barcelona refuzon transferimin e Pepes

16:46 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Lëndimet kanë goditur mbrojtjen e Barcelonës gjatë javëve të kaluara.

Samuel Umtiti dhe Thomas Vermaelen janë duke qëndruar jashtë fushës duke lënë gjigantin katalunas me vetëm dy qendërmbrojtës të gatshëm – Gerard Piquen dhe Clement Lenglet, transmeton portali arbresh.info.

Barcelona është thënë se është duke kërkuar për një mbrojtës me eksperiencë që mund të sjellin gjatë merkatos së transferimeve në janar për t’i zgjedhur përkohësisht problemet. Ish qendërmbrojtësi i Real Madridi është shfaqur si një lojtar që mund të kryej punë në këtë aspekt.

Por, ‘Diario Sport’ ka raportuar se kjo lëvizje nuk do të finalizohet.

Mbrojtësi i Besiktasit ka bërë 52 paraqitje për skuadrën turke qysh pas transferimit në verën e vitit 2017 dhe thuhet se ndërprerë kontratën gjashtë muaj më herët.

Barcelona është thënë se do të reagojë për transferimin e mbrojtësit me eksperiencë, por tani duket se kjo ka gjasa të vogla për të ndodhur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme