Mesut Ozili ka refuzuar transferimin te gjiganti në Itali – Interi.
Sipas mediave në Gjermani, mesfushori i Arsenalit ka refuzuar vitin e kaluar shansin për transferim në Inter, transmeton portali arbresh.info.
30-vjeçari ishte në bisedime për një kohë të gjatë rreth rinovimit të kontratës me “Topçinjtë” gjatë sezonit të kaluar për shkak se marrëveshja e atëhershme do të skadonte më 30 qershor të këtij viti.
Në janar, ai nënshkroi kontratën e re duke vazhduar qëndrimin të paktën deri më 2021 si dhe duke u bërë lojtari më i paguar në klub. Por, ‘SportBild’ tani pretendon se Ozil ka refuzuar një ofertë nga “Nerazzurrët” në vitin 2017.
Ozil ka pasur probleme për të qenë pjesë e rregullt te skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery këtë sezon, por gazeta e lartpërmendur gjermane thotë se lojtari nuk ka ndërmend të largohet në janar nga klubi./arbresh.info/
https://twitter.com/cfbayern/status/1075295250728525824
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...