Mourinho thyen heshtjen pas shkarkimit nga Man Utd

15:45 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Jose Mourinho është deklaruar pas shkarkimit nga Manchester aUnited.
Jose Mourinho ka thënë se ai nuk ka çfarë të thotë pas shkarkimit nga Manchester United.

Trajneri portugez ka bërë me dije se ai nuk i thyen parimet e tij edhe nëse i kushton me shkarkim.

“Nuk kam asgjë për të thënë. Ju më njihni. Nëse dëshiron të ecësh me mua, eja të shkojmë në Buttersea. Nuk ka asnjë problem për mua. Nuk kam asgjë për të thënë, mirupafshim”.

Tanimë në pozitën e tij është emëruar përkohësisht ish-sulmuesi legjendar i klubit, Ole Gunnar Solskjaer. Ai do të kthehet në maj të këtij vitit në klubin të cilin e kishte drejtuar deri tani, Molden nga Norvegjia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme