Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar një tryezë ku diskutua mbi çështjen e situatës aktuale të furnizimit me energji elektrike në vend.
OEA përmes një njoftimi bëhet e ditur se në këtë tryeze u tha mungesa e prodhimit të mjaftueshëm në sektor privat reflekton në jo qëndrueshmëri të furnizimit e që pastaj rezulton në humbje të shumta për bizneset.
Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, njoftoi të pranishmit me gjendjen aktuale në vend në aspekt të furnizimit me energji elektrike.
Sipas tij, Ministria te cilën ai drejton angazhohet vazhdimisht në mënyrë që t’iu përshtaten kërkesave të tregut duke siguruar kështu furnizim stabil të energjisë si për bizneset ashtu edhe qytetarët.
“Lluka tha gjithashtu se për shkak të arsyeve politike, për mos përmbushje të marrëveshjeve me Serbinë, nuk ka mundur të futet në funksion linja e interkoneksionit me Shqipërinë, gjë që ka vonuar investimet e planifikuara të KOSTT”, bëhet e ditur në këtë komunikatë.
Petrit Pepaj, drejtor menaxhues i Zyrës së Rregullatorit për Energji, tha se ky institucion që nga viti 2015 deri më tani ka lehtësuar çështjen e furnizimit të energjisë për bizneset duke iu ofruar zbritje prej 15%.
Pepaj sipas njoftimit të Odës Ekonomike Amerikane ka thënë se konsumatori është prioriteti kryesor i ZRrE e cila është duke punuar në monitorimin e furnizimit të qëndrueshëm të energjisë elektrike në mënyrë që të shmangin ndërprerje të panevojshme të energjisë.
Më tutje, bizneset e pranishme patën rastin të adresojnë shqetësimet dhe sfidat kryesore që po hasin në këtë aspekt duke iu bërë thirrje institucioneve relevante për gatishmëri në këtë drejtim./Arbresh.info/
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...