Veshja e Ritës në vlerë mbi 3100 dollarë

15:36 | 19 Dhjetor 2018
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora është e njohur për shfaqjet e saj të guximshme të modës si dhe stilin e saj të veçantë.

Rita shihet e veshur me fundin nga  brendi i njohur botëror Fendi që kushton hiq më pak se 1900 euro dhe me xhaketën që arrin shifrën e 1200 eurosh, shkruan  portali arbresh.info.

Në total gjithë kjo veshje e Ritës ka arritur shifrën e 3100 eurove, ku vërehet se ylli kosovar është ikonë e stilit dhe rrobave të shtrenjta.

Ndryshe, bukuroshja shqiptare po vazhdon promovimin e albumit të saj më të ri “Phoenix” të cilin e solli këtë vit, album ky i cili është i dyti njëherësh në karrierën e saj. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme