Google ADS

Ahmeti: U dakorduam për disa pika të rëndësishme për fillimin e punës së delegacionit

15:16 | 19 Dhjetor 2018
V. S.

Është mbajtur takimi i parë i Delegacionit Shtetëror i Republikës së Kosovës për Dialogun me Serbinë.

Kryesuesi i delegacionit Shpend Ahmeti tha se janë dakorduar për disa pika të rëndësishme për fillimin e punës së këtij delegacioni.

“Sot ia arritëm disa vendime. E para ishte që të procedohet draft ligjin që jemi dakorduar me subjektet politike  ta dërgojmë në qeveri dhe të hynë në procedura zyrtare. E dyta brenda 30 ditëve para kuvendit delegacioni duhet të prezantoj platformën për dialog me Serbinë. Kjo platformë i përcakton parimet për këtë delegacion dhe dialogun. Po ashtu e shqyrtuam rritjen e grupit punues do të vendosemi në kuvendin e Kosovës dhe do ta kemi administratën. Po ashtu diskutuam për buxhetin fillestar. U dakorduar që të kërkojmë takim me kryeministrin e presidentin që të marri  dokumentacionet  çka është diskutuar deri me sot” tha Shpendi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme