Shqiptaro-zvicerani Arbër Bullakaj nominohet si kandidati i parë për zgjedhjet e Parlamentit nacional të Zvicrës

14:56 | 19 Dhjetor 2018
A. B.

Të martën e 18 dhjetorit 2018 Partia Socialdemokrate (PSd) e Kantonit St. Galen (SG) bëri me dije emrat e kandidatëve të parë për listën e parlamentarëve nacional nga radhët e saj. Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate për Kantonin St. Galen, Arbër Bullakaj kandidat për ulëse në Parlamentin federal të Zvicrës  në zgjedhjet e vitit 2019.

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate për Kantonin St. Galen, Arbër Bullakaj kandidat për ulëse në Parlamentin federal të Zvicrës në zgjedhjet e vitit 2019.

Qysh javën e kaluar PSd e SG të njoftoi, se pos Arbër Bullakajt dhe deputeti kantonal Dario Sulzer, për zgjedhjet nacionale parlamentare do të garojnë edhe dy deputetet e deritashme nacionale Barbara Gysi e Claudia Friedli. Drejtoria e PSD SG i propozon Mbledhjes së delegatëve partiakë për nominim të kandidatëve me 18 janar 2019.

Arbër Bullakaj është nënkryetar i PSd të Kantonit St. Galen. Ndërmarrësi nga qyteti Will që nga viti 2013 përfaqëson PSd-nënë parlamentin e qytetit. Aty ai ka bërë emër në politikat financiare dhe sociale. Krahas kësaj, ai angazhohet për lehtësimin e marrjes së nënshtetësisë dhe njihet edhe si avokat politik për shoqatat kulturore dhe njerëzit me sfond migrimi. Ai si parim suprem të veprimeve të veta dhe si vlera të PSd-së vendosë barazinë, lirinë dhe solidaritetin si qëllime edhe të Revolucionit Francez. Me angazhimin e tij ai dëshiron të përmirësojë barazinë shanseve të të gjithë njerëzve në shoqërinë tonë.

Arbër Bullakaj – aktivist politik e shoqëror

Sekretari politik i PSd të SG, Guido Berlinger-Bolt i cili bashkëpunon me Arbër Bullakajn në Kryesinë e PSd që nga viti 2013, me rastin e propozim-nominimit deklaroi: “Kandidati Arbër Bullakaj falë angazhimit të tij të gjtihanshëm për shoqërinë dhe PSd-në posedon një përvojë shumë të madhe. Ai arrin që në një kohë të shkurtër të jetësoi praktikisht projekte të rëndësishme politike; ka aftësinë të ndërtojë ura komunikimi me kundërshtarët politik dhe të përdorë këto marrëdhënie për fitim të përgjithshëm. Është tip krijues që i rreket punës me përkushtim angazhues ndjek synime për të krijuar më shumë mundësi barazie.”

Një deklaratë tjetër e bashkë-partiaku tjetër i Arbër Bullakajt, Raffael Sarbach, kryetar i njërsisë zgjedhore, rezonon gjithashtu admirim:

“Arbër Bullakaj ka 6 vjet që është përfshirë me sukses në Parlamentin e qytetit Will. Angazhimi i tij social, politik dhe sipërmarrës është shumë i njohur edhe përtej kufijve të qytetit. Si nënkryetar të PSd të Kantonit St. Gallen, një sipërmarrës i suksesshëm dhe përfaqësues i angazhuar i Zvicrës multikulturore, Arber Bullakaj ka krijuar një rrjet të fortë në të gjithë kantonin dhe më gjerë. Delegatët e St. Galen-it në Bernë do të përfitonin shumë nga përvoja, aftësitë dhe ekspertiza e tij.”

PSd para fushatës zgjedhore vendimtare

PSd në fushatën zgjedhore ka për qëllim fuqizimin e forcave përparimtare në Parlamentin federal në Bernë. Temat më të rëndësishme në fushatën e vitit të ardhshëm do të jenë:

• Shanse të njëjta për gra dhe burra – barazi pagash, pajtueshmëri më të mirë mes punës profesionale dhe jetës familjare

• Politika shëndetësore dhe spitalore – kufizim të premive të arkave shëndetësore, përkujdesje shëndetësore gjithëpërfshirëse dhe cilësore në Kantonin St. Galen

• Paga të mira, pensione të sigurta

• Ngrohja klimatike – më shumë angazhim të Zvicrës për ekonomi dhe shoqëri të qëndrueshme me aftësi për të një ardhme ekologjike./arbresh.info/

 

Të ngjashme