Francë, Hungari, Serbi, Shqipëri, Bruksel…a po proteston gjysma e Europës?

13:19 | 19 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Njerëzit kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër ligjit të punës në Hungari, kundër tarifave të larta në Shqipëri, kundër kapjes së shtetit në Serbi dhe Franca që nuk është e qetë aspak për shkak të reformave.

Ndërkohë edhe Gjermania e ka parë protestën e parë të stilit “jelekët e verdhë”.

Të shikosh fotografitë, dikush mund të ngatërrojë protestën me dritat festive në Budapest. Njerëzit që u mblodhën në kryeqytetin e Hungarisë natën e së dielës nuk mbanin qirinj, megjithatë, por smartfonë. Mesazhi i tyre është politik dhe jo fetar.

Ata janë duke kërkuar që kryeministri Viktor Orban të tërheq një ligj që lejon kompanitë të pyesin punëtorët për punë rreth 400 orë jashtë orarit. Që kur ligji u miratua në parlament, shumë njerëz kanë protestuar duke e quajtur ligjin “skllavëri”. Në disa raste, tubimet u kërcënuan edhe nga dhuna.

Protestat e të dielës filluan të shqetësonin autoritetet. Në tubimin e të dieles, më shumë se 10 mijë njerëz kanë protestuar dhe konsiderohet se kjo është një ndër protestat më të mëdha që kur vendin e qeveris Orban.

Në anën tjetër, Franca nuk po gjen qetësi pas protestet “jelekët e verdhë”.

A është kjo një klimë protestash që ka përfshirë Europën?

Hungari: “Pirdhu Orban”

Shumë protestues e kanë bërë të qartë se zhgënjimi nuk ka të bëjë vetëm me ligjin mbi orarin e punës ose me politikat sociale të kryeministrit të tyre.  Nën qeverisjen e Orbanit, punonjësit gjithnjë e më shumë kanë humbur të drejtat e tyre, ndërsa pozita e shefave është forcuar.

Zemërimi ndaj Orbanit shkon edhe kundër strehimit të njerëzve të pastrehë dhe emigrantëve, ndërsa e tëra shpërtheu pas mburojes së ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski, i cili u dënua me burg në vendin e tij.

Serbi: Kundër kapjes së shtetit

Në kryeqytëtin e Serbisë, Beograd, mijëra njerëz kanë dalur sërish në rrugë. Shumë prej tyre kanë shprehur zemërimin me fishkëllima, sikurse kishin bërë gjatë protestave massive kundër regjimit të Millosheviçit gjatë viteve 1990.

Shkaku për protestat aktuale ishte një sulm brutal që u krye ndaj liderit të partisë së majtë Borko Stefanoviç. Në fund të nëntorit, burrat me këmisha të zeza mundën politikanin me një shufër hekuri në qytetin jugor të Krushevcit, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Presidenti Aleksandar Vuçiç dënoi sulmin dhe autorët u kapën, por opozita vazhdon të fajësojë retorikën e ashpër të Vuçiç për një klimë dhune në vend.

Shqipëri: Protestë jo vetëm për tarifat e larta

Në Shqipëri, studentët po protestojnë kundër tarifave të larta shkollore. Shkollimi në universitetet shtetërore është midis 160 dhe 2560 euro në vit, ndërsa të ardhurat mesatare në vendin e varfër ballkanik janë vetëm 350 euro në muaj.

Protestuesit në kryeqytet, Tiranë dhe qytete të tjera shqiptare janë gjithnjë e më të shqetësuar me qeverinë e kryeministrit Edi Rama në përgjithësi. Ndër të tjera, ata përdorën barrikadat e trafikut për të tërhequr vëmendjen ndaj varfërisë së përhapur në vend dhe çmimit  të lartë të benzinës.

Franca: Çfarë do të ndodhë me “jelekët e verdhë”?

Bllokimi i rrugëve për shkak të çmimeve të larta të benzinës, kështu filloi edhe protesta masive në Francë e quajtur si “jelekët e verdhë”.  Protesta masive është qetësuar pak pas disa lëshimeve të bëra nga Presidenti Macron dhe pas sulmit në Strasburg. Shkalla e protestës në Paris fundjavën e kaluar ishte shumë më e vogël se në javët e mëparshme.

Programi i emergjencës miliardë dollarësh i Macron, i cili përfshin një rritje prej 100 euro të pagës minimale, po vë Francën në vështirësi buxhetore: Në vitin 2019, Parisi ka gjasa të mbledhë më shumë borxhe sesa përcakton Pakti i Stabilitetit të Euros.

“Jelekët e verdhë” kanë arritur qëllimin e tyre, megjithatë lëvizja ka ndezur një debat serioz shoqëror brenda disa javësh të ekzistencës së saj.

A është bashkuar Europa në protesta?

“Mund të supozohet se simboli i jelekëve të verdhë të transferohet shumë shpejt”, tha hulumtuesja e protestave Sabrina Zajak, duke shtuar se protesta në Francë është specifike për vendin.

Por duket se në këtë pikë protestat do të përhapen në shkallë më të madhe.

Pas shfaqjes së “jelekëve të verdhë” në Belgjikë dhe Holandë, lëvizja e Aufstehen (Stand Up) e politikanëve të majtë, Sahra Ëagenknecht bëri thirrje për një tubim të verdhë në Mynih në fundjavë. Sipas policisë gjermane, vetëm 100 vetë morën pjesë në demonstratë. Aufstehen tha se kishte 200 pjesëmarrës.

Protestat në Europën Lindore janë gjithashtu të drejtuara posaçërisht kundër qeverive lokale.

“Një lëvizje evropiane e protestës ka më shumë gjasa të ndodhë kur shqetësimet transnacionale si sigurimi i jetesës profesionale janë në rrezik – me peshkatarët, vreshtarët apo fermerët”, tha sociologu Dieter Rucht për transmetuesin gjerman ZDF. “Por ajo që po shihni pothuajse kudo në Evropë është një nivel në rritje i pakënaqësisë dhe ankthit”.

Ndërsa politika sociale dhe e tregut të punës janë çështje kombëtare, ngrohja globale nuk ndalet në asnjë kufi. Prandaj, ka të paktën një lëvizje të vogël proteste që po bëhet gjithnjë e më shumë europiane./DW/ Përktheu: Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme