Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, me mbështetje të Këshillit të Evropës ka prezantuar publikimin ” E drejta e qasjes në informacione publike. Jurisprudenca vendore dhe ndërkombëtare”.
Më këtë rast Nehat Islami, drejtor ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara tha se qasja në dokumente publike në Kosovë ka filluar kaherë.
” Si gazetar i vjetër mund të ju them se ne kemi mjaft të mira dhe të këqija por e kemi një të mirë se kaherë kemi filluar ta zbatojmë qasjen në dokumente publike. Çështja e qasjes në dokumente publike paraqet një gurthemel të fjalës së lirë. Pa zbatimin e qasjes në dokumentet publike gazetaret do të ishin të mangët dhe gazetaret nuk do të mundeshin të shkruajnë shkrime të gazetarisë hulumtuese. Gjithnjë e më tepër po zbatohet etika e gazetarisë duke ju shmangur ati parimit të vjetër nga burimet konfidenciale sepse ne disa raste këto burime nuk janë të vërteta”, ka thënë ai.
Ndërsa Isabella Servoz -Gallucci- shefe e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë tha se e drejta e gazetarëve në qasje në dokumente publike është themelore.
” Ajo që po flasim këtu përveç punës se këshillit dhe publikimit këtu është edhe një gurthemel tjetër për të kontribuar në lirin e shprehjes dhe punën që e bëjnë gazetaret. Ajo që kemi nevojë është që të kalojmë nga fjalët në veprime dhe kjo është puna e gazetarëve që të mbrojnë të drejtën e lirës se shprehjes për ta barë këtë duhen të kenë qasje në dokumente publike. Jo gjithmonë garantohet kjo qasje. Jemi këtu sot edhe në kuadër të një projekti për qeshjen e lirës së shprehjes në media. Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë në hollësi publikimin e rëndësishme ajo që është specifike është që një publikim i parë në Kosovë për këtë çështje për qasjen në dokumente publike. E drejta në qasje publike është e drejt themelore. Kjo na shpie tekë mbështetja e përpjekjeve për të garantuar këtë të drejt për informim”, tha ajo.
Ndërsa Flutura Kusari, autore e publikimit të këtij doracaku ka thënë se Qeveria duhet të ofroj qasje në kontrata multimilionëshe.
” Kjo e drejt bazohet se në një shtet më demokraci të mirëfilltë të kenë qasje në këto dokumente. Kjo kontribuon edhe enë rritjen e llogaridhënës ndaj institucionet. Në dy dekadat publike ka pasur një përmirësim në këtë çështje. Institucionet publike nuk kanë sistem efektiv që i mundëson monitorimin dhe nuk ka të dhëna qa ndodh me kërkesat e qasjeve publike. Vazhdimisht gazetaret kanë kritikuar institucionet në Kosovë për mos aprovim të kërkesave për qasje në dokumente publike. Ndonëse ligji nuk zbatohet lajmi i mirë është qasja përmes avokatit të popullit ose gjykatës. Publikimi dëshmon se shumica e ankesave të parashtruar ndaj këtyre institucioneve kanë rezultuar në sukses të gazetarëve. Ne jemi të informuar për shpenzimet e ish-kryeminsitr Hashim Thaci në udhëtimet zyrtare. Qeveria duhet të ofroj qasje në kontrata multimilionëshe”, ka shtuar Kusari.
Në këtë doracak të publikuar, janë paraqitu disa nga kërkesat të cilat i kanë bërë disa media për kontrata dhe shpenzime të institucioneve të Kosovës, kërkesa këto që nuk janë përfillur deri sa janë paraqitur si ankesa tek Avokati i Popullit dhe Këshilli i Mediave./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima
Nga sot energjia elektrike në Maqedoni më shtrenjtë për 0.92...
Trump reagon ashpër pas tragjedisë në New Orleans
Veriu s’gjeti qetësi as në 2024-ën, sfidat për autoritetet e...
“Shumë të egra janë”, banorët komentojnë sjelljet e Drenushë...
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH