Qytetarët pro studentëve, rinia i doli zot vendit, Edi Rama një karagjoz

11:08 | 19 Dhjetor 2018
A. B.

Edhe këtë mëngjes shumë zëra qytetarësh vijnë në mbështetje të protestës së studentëve.

Qytetarë nga mbarë vendi me telefonatat e tyre në emisionin e mëngjesit ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’ kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e studentëve. Megjithatë, shumë prej tyre kanë kërkuar që studentët të mos i shmangen dialogut.

Reagimet

Qytetari 1: Studentët kanë të drejtë, i mbështesim. Të gjithë jemi dakord me studentët. I mbledh Edi Rama një karagjoz, na ka revoltuar, sikur jemi të përndjekur politik, nuk kemi marrë pensionin. Është një korrupsion i paparë të gjithë pensionistës kanë probleme.

Qytetari2: Mirëmëngjesi. Është hera e parë që marr, mezi e kam kapur linjën. Do flas pak për studentët. Unë jam pro studentëve. Njerëzit kur shkojnë nëpër dasma harrojnë të urojnë çiftin flasin për politikën.

Ky popull ka arritur në një pikë që ka humbur çdo shpresë. Bravo kësaj rinie që e kapi situatën. I kam parë në televizione që janë shumë të përgatitur. Jam aq e gëzuar që paska rini që i dilka për zot këtij vendi.

Qytetari 3: Edhe unë jam një qytetar nga Pogradeci. Edhe unë jam dakord me parafolësin që kishte tre fëmijë në Universitet. Edhe unë kam dy fëmijë në Universitet, tarifat janë shumë të larta. Duhet të kenë një fare mesatare që të shkojnë në universitet. Unë kam qenë vetë në konvikt. Kanë shumë të drejtë për tarifat,por jo të vejnë brryla në universitete të pijnë kafe gjithë ditën.

Qytetari4: Vetëm dialogu është për një shoqëri në paqe. Mos ta kthejnë protestën në luftë. Një shoqëri në paqe është një shoqëri e mirësisë dhe demokracia këtë kultivon. Prandaj ju bëj apel studentëve, vetëm dialogu eviton rrugën. Që të jetë një shoqëri në paqe vetëm dialogu duhet të jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme