Kjo risi nga Twitter do t’i gëzojë të gjithë përdoruesit

10:20 | 19 Dhjetor 2018
A. B.

Twitteri është duke sjellë një ndryshim, të cilin e kanë kërkuar për muaj me radhë përdoruesit e kësaj platforme gjigante.

Më parë këtë vit, gjiganti testoi një buton që iu mundëson përdoruesve të zgjedhin në mes të shikimit të cicërimave më të reja në fillim dhe atyre që kanë bërë më shumë bujë, transmeton lajmi.net.

Tashmë, Twitteri përfundimisht ka pranuar se do ta bëjë një buton të përhershëm për të gjithë përdoruesit e aplikacionit.

Ky buton është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e iPhone, por së shpejti do të hapet edhe për ata të Android.

Lajmin e ka bërë vetë Twitteri, nëpërmjet një cicërime në llogarinë e tyre zyrtare.

“E re në iOS! Që nga sot, ju mund të prekni ✨ për të zgjedhur në mes cicërimave më të reja në fillim dhe atyre me më shumë bujë. Së shpejti edhe në Android”, është shkruar në deklarimin zyrtar të Twitter.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme