Presidenti serb i kënaqur me rezultatet e seancës së Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

09:04 | 19 Dhjetor 2018
V. S.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se ishte i kënaqur me rezultatet e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai për Zërin e Amerikës tha se Serbia pati mundësinë të informojë publikun ndërkombëtar mbi situatën në Kosovë në një sesion të hapur pas futjes së taksës për mallrat serbe dhe vendimet mbi transformimin forcat e sigurisë së Kosovës në Ushtri”.

“Ne iu kemi treguar atyre që avokojnë për pavarësinë e Kosovës se çka kanë krijuar”, tha ai, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme