Google ADS

Çka ndodhi me ushtarin e UÇK-së që iku nga Gjykata Speciale?

07:40 | 19 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Remzi Shala, ish-pjesëtar i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale që një javë ka lëshuar territorin e Kosovës.I njëjti po refuzon t’i përgjigjet ftesës që i erdhi nga Dhomat e Specializuara që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale.

E detaje lidhur me vendndodhjen e Remzi Shalës nuk kanë as familjarët dhe avokati i tij, Natal Bullakaj.
Ky i fundit për lajmi.net tha sot se askush nuk di asgjë për fatin e të mbrojturit të tij.“Kemi pasur takime edhe me të afërm të tij, mirëpo askush nuk di asgjë për fatin. Nuk dihet as vendndodhja e tij, ne nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të”, ka thënë Bullakaj për lajmi.net.Ndërkaq miqtë e Remzi Shalës nuk kanë ndonjë informacion tjetër përpos faktit që i njëjti ka dalë jashtë territorit të Kosovës.

“Nuk kam dëgjuar më për të. Nuk kemi pasur ndonjë kontakt që nga momenti kur ai ka lëshuar Kosovën”, ka thënë një bashkëluftëtar i Remzi Shalës.Informacione për vendndodhjen e Remzi Shalës nuk kanë as nga Policia e Kosovës.

Portali ka pyetur në Policinë e Kosovës nëse të njëjtit kanë informacione për vendndodhjen e Remzi Shalës, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje.Kujtojmë se Shala me të marrë ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale, kishte bërë të ditur se të njëjtës nuk do t’i përgjigjet.Madje ai u kishte bërë thirrje edhe bashkëluftëtarëve të vet që mos t’i përgjigjen ftesave eventuale.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme