Do të duhen më shumë se 200 vjet para se gratë dhe burrat në mbarë botën të kenë barazi ekonomike, thekson raporti vjetor i Global Gender Gap Report që është publikuar të martën nga Forumi Ekonomik Botëror.
Raporti ka gjetur se hendeku i mundësive ekonomike, bazuar në pagën, pjesëmarrjen dhe avancimin në vendet e punës kanjë përparim shumë të vogël që nga sondazhi i vitit 2017.
Në paga vetëm, gratë vazhdojnë të fitojnë mesatarisht rreth 20 për qind më pak se burrat, sipas gjetjeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të cituara në raport.
Një factor që mban gratë pas është mos përfaqësimi në pozita të larta, thekson raporti.
“Në vendin e punës, gratë ende ndeshen me pengesa të mëdha në marrjen e roleve zyrtare”, duke deklaruar, se duhet 202 vjet që hendeku ekonomik të mbyllet.
Shtetet e Bashkuara renditën 19 nga 149 vende në barazinë ekonomike mes grave dhe burrave.
SHBA renditet pas Islandës, Norvegjisë dhe Finlandës, por përpara Gjermanisë, Francës dhe Danimarkës.
Raporti gjithashtu ka matur edhe boshllëqet gjinore në fushat tjera, duke përfshirë shëndetin, arsimin dhe politikat, ku edhe ka gjetur se këtë vit hendeku ems burrave dhe grave është mbyllur në një përqindje shumë të vogël./arbresh.info/
Kurti viziton sot DOKU.TECH
Franca me ndihmë për Libanin në vlerë prej 100 milionë euros...
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasni...
Kosova ngritet për tri pozicione në ranglistën e FIFA-s
Punëtorët e KEK-ut kërcënojnë: Nëse nuk plotësohen kërkesat ...
Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ka ...