Google ADS

Studentët e Ekonomikut: Nuk paguajmë tarifa, pa plotësuar 8 pikat kryesore

21:50 | 18 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Dekanati i Fakultetit Ekonomik dhe studentët e këtij fakulteti kanë përshkallëzuar edhe më tej qëndrimin e tyre në lidhje me pikat e kërkesave.

Mbrëmjen e djeshme studentët e këtij fakulteti kanë përpiluar një listë me 12 kërkesa, nga 8 fillestare.

Këto kërkesa sipas studentëve janë të panegociueshme dhe plotësimi i tyre është kusht për tu kthyer në auditor.

Por duket se kërkesat janë të parealizueshme, pasi çdo dialog mbyllet te pika e parë e kërkesës ku thuhet: “Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në plotësimin e 8 pikave të kërkesave”

Lista e kërkesave 

  • Mospagimi i tarifave të shkollimit deri në plotësimin e 8 pikave të kërkesave
  • Shtyrja e sezonit për shkak të situatës së krijuar dhe afatit të procedurave për bursa për studentët e FEUT-së
  • Transparenca e çdo veprimi financiar të buxhetuar dhe faktik të Fakultetit të Ekonomisë
  • Me daljen e kuadrit ligjor stafi akademik i FEUT-se shpreh gatishmërinë për të rivlerësuar cilësinë e portofolit të tyre akademik
  • Vlerësimi i performancës në mësimdhënie nga studentët në çdo fund simestri dhe kërkimet shkencore të pedagogëve, publikimi i tyre online dhe regjistrimi i leksioneve
  • Rikonstruksioni dhe bërja funksionale e sallave laboratorike
  • Zerimi i tarifave të brendshme (listë notash, vërtetime) për studentët aktiv
  • Pasurimi i bibliotekës me 150 tituj të rinj për pedagogë dhe studëntë brenda 3 muajve
  • Mundësimi i praktikave nga fakulteti për studëntët të cilët nuk e sigurojnë dot individualisht
  • Nisja e procedurave për projektin e ndërtimit të Kampusit Universitar bazuar të premtimi i kryeministrit
  • Transparencë për procedurat e përzgjedhjes nga programet Erasmus për pedagogë dhe studentë
  • Nisja e një plani veprimi për plotësimin e kërkesave të studentëve që varen nga dekanati

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme