Japonezët ‘lënë kokën’ pas kalendarit me Putinin

21:04 | 18 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është kthyer në një ndër personat më të famshëm në Japoni.

Kalendari i vitit 2019, në të cilin shfaqet Vladimir Putin është duke tejkaluar edhe kalendarët më të personat më të famshëm në vend, transmeton portal arbresh.info

Dyqan zinxhiri Loft, i cili ka të drejta ekskluzive mbi shitjet e kalendarit, raportoi se kalendari i presidentit rus 66-vjeçar dominon shitjet në degët e saj në Japoni.

Kalendari i Putinit është më popullor se i aktorit japonez Kei Tanaka dhe kampionit të patinazhit Yuzuru Hanyu.

Mediat japoneze kanë shkruar se shitja e kalendarit është duke u bërë me shkas të një shakaje mes të rinjëve japonez.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që japonezët “presin” vitin e ri me Putinin.

Kalendari i vitit 2017 paraqiste presidentin rus duke luajtur me qentë e tij, përfshirë edhe qenushin Akita Inu, e cila ishte dhuratë nga guvernatori i prefekturës së Akitës në Japoninë veriore.

Dhurata ishte bërë në shenjë falenderimi për shtetin rus pas katastrofave natyrore që perjetoi Japonia./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme