Supa me hudhra dhe qepë është një recetë perfektë për të rritur mbrojtjen e trupit.
Në fakt të dy përbërësit janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë.
Përveçse të mirave si perimet e tjera, qepa dhe hudhra ndihmojnë në parandalimin e infeksioneve të ndryshme. Një ushqim i mirë është thelbësor për të rritur sistemin mbrojtës të trupit dhe kjo recetë përdoret më shumë për të lehtësuar simptomat e gripit.
Përbërësit: 3 qepë, 1 karotë, 2 thelpinj hudhër, 1 rep i bardhë, 570 ml lëng supe, 2 luge vaj ulliri dhe kripë e piper
Përgatitja: I prisni qepë, karotat, dhe repën e bardhë dhe shtypini hudhrat. I tiganisni në vajin e ullirit, e pasi të kenë marrë pak faqe hidhni dhe lëngun e supës. Lëreni të zjejë për 20 minuta, dhe shtoni kripën dhe piperin.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...