Google ADS

Sela: Ata që më shpëtuan mua janë në qeli, ndërsa ata që hapën dyert janë në liri

18:41 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pikërisht në këtë sallë ndodhi vrasja. Më 27 prill, pothuajse më vranë, por unë shpëtova. Tani ata më vrasin për herë të dytë, tha Ziadin Sela.

“Zaev tha se kishte nevojë për pajtim, por unë do të thosha se nuk ka paqe me kriminelët. Ata që më shpëtuan mua janë në burg, ndërsa ata që hapën dyert janë në liri. Çfarë ironie”, tha Sela.

Sipas tij, është e turpshme që keqbërësit janë në sallë dhe votojnë, ndërsa ata, siç tha ai, e përgatitën ligjin për amnisti.

Ai në mënyrë kategorike është kundër ligjit të amnistisë dhe beson se ata që hapën dyert e Kuvendit më 27 prill duhet të përgjigjen dhe të mos ecin lirshëm.

“A është ky shteti i së drejtës që ne po ndërtojmë?” pyet Sela.

Prandaj, siç tha ai, Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e këtij turpi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme