Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand beson se ishte koha e duhur që klubi të shkarkojë trajnerin Jose Mourinho.
Dy viteve e gjysmë të Mourinhos në Old Trafford iu erdhi fundi mëngjesin e sotëm (e martë), vetëm dy ditë pas disfatës 3 me 1 të pësuar kundër Liverpoolit në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
“Tani është koha e duhur”, ka shkruar Ferdinand në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
“Gjërat nuk janë duke u përmirësuar dhe ai ka shkuar aq larg sa ka pasur mundësi. Unë isha njëri nga përkrahësit e tij më të mëdhenj gjatë dy viteve e gjysmë kur ai iu bashkua klubit dhe besoj që ai e ka stabilizuar Man Utd kur ne kemi pasur nevojë”
“Ju nuk mund të injoroni atë që Jose ka arritur si trajner në të kaluarën, por unë mendoj se ka ardhur koha për ideja të freskëta në Man Utd”
“Njerëzit kanë qenë kritikues ndaj komenteve të mia në TV së fundmi, por unë si një tifoz jam duke e thënë ashtu siç e shoh. Klubi ka nevojë për një injeksion të pozitivitetit dhe shpresës dhe ky vendim do të lejojë që kjo të ndodhë”
“I urojë Joses gjithë të mirat dhe i urojë atij një të ardhme të mirë”
Mourinho u informua në mëngjes nga nënkryetari ekzekutiv Ed Woodward rreth vendimit nga bordi./arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës