Gjenden dy gra skandinave pa shenja jete në Marok

18:04 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Dy turiste skandinave janë gjetur të vdekura në Marok me fytet e prerë, njofton ministri e brendshme e këtij vendi.

Trupat e Louisa Vesterager Jespersen dhe Maren Ueland u gjetën në vargun e malit Atlasi i Lartë, transmeton portali arbresh.info.

Familjet e dy grave, nga Danimarka dhe Norvegjia, konfirmuan identitetin e tyre në mediat sociale.

Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Marrakeshit, me dyshimin për vrasje, sipas autoriteteve marokene.

I dyshuari u mbajt në paraburgim “për të përcaktuar motivin e krimit ndërkohë që hetimet vazhdojnë”, tha në një deklaratë zyra qendrore e hetimit gjyqësor. Dy të dyshuar të tjerë u arrestuan më vonë, sipas raporteve marokene.

Gratë kishin ndarjen e një tendë 10 km nga fshati malor Imlil dhe trupat e tyre ishin gjetur brenda tendës të hënën, pranë këmbëve të majës më të lartë të Afrikës Veriore, malit Toubkal, thuhet në raportime.

Zona është e njohur me alpinistë dhe bjeshkatarë, veçanërisht nga Skandinavia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme