Jose Mourinho u largua nga hoteli Lowry për herë të fundit pas shkarkimit si trajner i Manchester United.
Mourinho arriti në kampin stërvitës Carrington mëngjesin e sotëm (e martë) dhe aty iu tha nga nënkryetari i klubit Ed Woodward se është shkarkuar, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri portugez shpenzoi dy vite e gjysmë duke qëndruar në hotel dhe pagoi një shifër madhështore për qira prej 799 mijë funta. Në përgjithësi, ai shpenzoi 865 ditë duke jetuar në hotelin me pesë yje ndërkohë që familja e ti qëndroi në shtëpinë e tyre 25 milionëshe në Londër.
Por, pasditen e sotme, Mourinho është larguar për herë të fundi dhe do të rikthehet në kryeqytet me një shumë prej 24 milionë funta në xhepin e tij.
Duke folur për fotografët jashtë, ai dukej mjaftë i lumtur dhe pozoi për disa foto dhe kur është pyetur se si po ndihej, Mourinho u përgjigj: “Mirë, shoku im”.
Shkarkimi i tij dukej e pashmangshëm duke marrë parasysh rekordin negativ në Premierë Ligë të “Djajve të Kuq”./arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...