Google ADS

Man Utd ishte përgatitur për shkarkimin e Jose Mourinhos para disfatës kundër Liverpoolit

16:50 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Manchester United kishte vendosur për të shkarkuar trajnerin Jose Mourinho para disfatës të së dielës kundër Liverpoolit.

55-vjeçari ishte informuar nga një takim direkt me nënkryetarin e Manchester United, Ed Woodward, këtë mëngjes se dy viteve e gjysmë të tij në Old Trafford i ka ardhur fundi, transmeton portali arbresh.info.

Mourinho u shkarkua pas disfatës 3 me 1 të United kundër Liverpoolit që dërgoi “Redsat” me 19 pikë në krye të tabelës larg rivalit të tyre, pra “Djajtë e Kuq” tani janë më afër fundit të tabelës sesa kreut në Premierë Ligë.

Megjithatë, një raport ekskluziv nga ‘Metro.co.uk’ zbulon se klubi ishte tashmë i përgatitur për largimin e Mourinhos dhe disfata në Anfield nuk kishte ndikim në vendimin e klubit për shkarkimin e tij.

Anëtarëve të stafit në kampin stërvitës të United iu është thënë të premten e kaluar për tu përgatitur për një vizitë “shumë të rëndësishme” këtë javë.

Edhe pse personali nuk ishte specifikuar, figurave të rëndësishme iu është thënë të kenë gati departamentet e tyre për vizitë. Supozohej se duke marrë parasysh spekulimet në lidhje me familjen Glazer në prononësi të klubit, që vizita mund të bëhet nga pronarët e rinj.

Por në vend të investitorëve të rinj, mësohet se Carringtoni do të vizitohet nga pasardhësi i Mourinhos, i cili thuajse se do të emërohet para ndeshjes së ardhshme në Premierë Ligë kundër Cardiffit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme