Chelsean e pret një dënim i tmerrshëm nga UEFA

15:47 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Chelsea është futur në probleme serioze.

UEFA me shumë gjasë do ta dënoj Chelsean për veprimet e tifozëve të tyre.

Tifozët e skuadrës londineze kanë bërë thirrje raciste në ndeshjen ndaj Vidit në javën e kaluar në Ligën e Evropës.

Raportet në mediat britanike thanë se disa tifozë të Chelseat u dëgjuan duke kënduar në këngë për Barcelonën, Real Madridin dhe Tottenham Hotspurin e përcjellur me thirrje anti-semite, gjatë ndeshjes në Hungari.

Klubi tha se çdo tifoz që shpallet fajtor për racizëm do të përballet me veprimet më të fuqishme të mundshme.

UEFA tha se kishte nisur një hetim kundër Chelsea-t sipas nenit 31 (4) të rregullave të tyre disiplinore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme