Google ADS

Takimi me studentët, Rama: Askush nuk tradhtoi askënd!

15:34 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Twitter se dialogu me studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor ishte i “dobishëm”, pasi, sipas tij, “të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut”.

“Shumë faleminderit studentëve e pedagogëve të Bujqësorit për Dialogun e dobishëm që zhvilluam. Askush nuk tradhëtoi askënd e në fund të gjithë dolëm më të informuar lidhur me psenë e Dialogut, situatën e universitetit, problemet specifike të Bujqësorit dhe procesin e zgjidhjeve”, shkroi Rama në rrjetin social./top channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme