Sot është Dita Ndërkombëtare e Migrantëve, dhe sipas vlerësimeve më të fundit në botë aktualisht ka rreth 258 milionë, nga të cilët 40 milionë janë të zhvendosur nga konflikti, dhe çdo vit miliona të tjerë detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të aksidenteve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësitë e tjera natyrore.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), tregon se afër 3,400 emigrantë dhe refugjatë u vranë në të gjithë botën gjatë 2018. Shumica prej tyre kanë vdekur në përpjekjet e tyre për të arritur në Evropë, një numër i madh i tyre u zhdukën duke u përpjekur të kalojnë nëpër shkretëtira ose nëpër pyje të dendura, në përpjekjet për të gjetur siguri larg vendkalimeve kufitare zyrtare.
Drejtori i Përgjithshëm i IOM Antonio Vitorino tha në një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve, 18 dhjetor, se migrimi është problem i madh i epokës sonë, dhe kjo është tema e shënimit të kësaj date të rëndësishme – Migracionit me dinjitet (#MigrationwithDignity).
“Kontrata globale nënvizon nevojën e të gjitha vendeve për menaxhim të mirë të migracionit dhe se asnjë vend nuk mund ta bëjë atë vetëm. Bashkëpunimi në fushën e migracionit në të gjitha nivelet është baza për zgjidhjen e çështjeve të migracionit “, tha drejtori i IOM.
Ndryshe, në dhjetor të vitit 2000, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 18 dhjetorin Ditën Ndërkombëtare të Migrantëve.
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...