Infrastruktura, sektori i energjisë, sektori i bujqësisë dhe investimet e huaja në Kosovë mbeten ndër faktorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, ndonëse, për sektorin energjisë kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa pranon se ka mungesë të energjisë elektrike dhe janë duke punuar mjaft për të gjetur forma të shtimit të kapaciteteve për furnizim me energji elektrike. Fokus i kësaj qeverie mbetet edhe përmirësimi i klimës për bizneset dhe ardhja e investitorëve të huaj.
Kështu u tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin takim u fol edhe për mbrojtjen e investitorëve dhe mundësinë e shkurtimit të kohëzgjatjes së kontesteve biznesore, nga një vit që është tani të bëhet më pak se 6 muaj.
Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, theksoi se roli i kësaj Ministrie është edhe shqyrtimi i ankesave të investitorëve të huaj për barrierat dhe pengesat që ata i kanë.
Kurse, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini kërkoi të mos kenë proceduara apo ngarkesa nga Dogana e Kosovës për bizneset.
Edhe Ministrja e MTI-së, Hikmete Bajrami deklaroi se janë të përkushtuar ti evidentojnë pengesat e investitorëve të huaj.
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...