Kryeministri: Besoj që liberalizimi do të bëhet para Vitit të Ri ose mbas, por jo siç ka thënë komisioneri Hahn

13:00 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka thënë se për BE-në kanë dy Kërkesa.

“Normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave i cili nuk ndërlidhet me taksën. Është e drejt e qytetarëve të vendit dhe si palë kontraktuese e kemi kryer pejsën tonë. Ne do ta marrim liberalizimin tash para Vitit të Ri ose mbas, e jo siç ka thënë komisioneri Hahn. Taksa sipas meje hiqet kur njihet Kosova. Kemi interes të na njoh Serbia sepse i dëshiron proceset tona integruese dhe përspektivën tonë. Sido që të jetë edhe Serbia ka interes siç është tregu jonë. Nëse ata janë të gatshëm sot merremi vesh, sot hiqet taksa. Po punojmë mjaft shumë për marrëveshjen”, ka thënë ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme