Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, thotë se personalisht i ka pëlqyer paraqitja e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton arbresh.info.
“Unë e kam përcjellë dhe jam i kënaqur me paraqitjen. Serbia nuk ka argumente, dhe i ka të humbura të gjitha argumentet karshi Kosovës. Por, duhet të jemi të kujdesshëm se si po sillemi me partnerët dhe miqtë, kjo është ajo çfarë duhet të bëjmë,” është shprehur Rrahmani në një konferencë për medie.
Një ditë më parë presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, janë përballur në KS të OKB-së, për të folur rreth ushtrisë, taksës, dhe zhvillimeve tjera në vend.
Deputeti Rrahmani në një konferencë për medie ka bërë të ditur se si Grup Parlamentar ende nuk e kanë analizuar “librin e madh” të dialogut me Serbinë, të hartuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“Kosova duhet të shkojë në dialog me një qeveri legjitime dhe qeveria duhet të drejtojë dialogun. Nuk e kemi diskutu në grup parlamentar, por kryesia e LDK analizon çdo ditë ofertat dhe ngjarjet e qeverisë dhe të tjerëve,” shprehet Rrahmani.
Ish-Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë se dëmet më të mëdha ju kanë bërë në projektet të cilat e reformojnë shëndetësinë.
Për atë që po ndodhë në Ministrinë e Shëndetësisë LDK-ja pretendon se duhet të merret prokuroria.
“Pse ligji për sigurimet shëndetësore endet në Kuvend, është dashur vetëm të procedohet me ndryshimet dhe të ecet tutje me implementimin. Pse nuk u finalizu pakoja e barnave jashtë spitalore të rimbursueshme. Pse nuk ka fillu pagesa e premiumeve? Pse nuk po fillohet me Sistemin e Informimit shëndetësor? Po tentohet të bëhet softëeri i ri për SISh-in. Ky është dyfishim i investimit për një proces. Pse nuk po bëhet testi i varfërisë,” shprehet Rrahmani./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...