Google ADS

Banorët e Shipitullës protesojnë para Qeverisë, thonë se nuk u realizua kërkesa e tyre për punësim

10:55 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Shipitullë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i tyre Nexhmedin Mjekiqi ka thënë se këta banorë kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me rastin e shpronësimit që ka ndodhur nga ana e KEK-ut.

“Premtimi që u dha nga Qeveria e Kosovës nuk është realizuar. Kanë kaluar gjashtë muaj që procesi është dashur të jetë i përfunduar dhe nuk ka filluar ende procesi i punësimit. Këta të rinj shprehim mllefin e tyre dhe pakënaqësinë e tyre për premtimin që u ka dhënë kryeministri ku ka deklaruar që banorët e fshatit Shipitullë, zona e shpronësimit e kanë të drejtën e punësimit. Banorët i dhanë shtëpitë dhe pronat e tyre për punësim. Tani kanë mbetur rrugëve , kanë krijuar raste sociale. Kriza ekonomike dhe kjo e shpreh këtë proces nëpërmes kësaj proteste që t’u jepet fjala e arsyes dhe praktikisht të realizohet qëllimi i tyre për punësim:, ka thënë ai, raporton arbresh.info.

Sipas tij në konkursin që kishte pasur KEK-u nuk iu kishte dhënë përparësi këtyre banorëve.

“KEK-u e ka pasur një konkurs ku nuk u jepet prioritet as qytetarëve të Obiliqit e as banorëve të zonës së shpronësimit. Kërkesë jetike është punësimi që nuk ka ecur fare. Po presim përgjigje”, shtoi ai./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme