Misioni i OSBE-së sot nga ora 11:00 do të lansojë një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.
Raporti trajton disponueshmërinë e arsimit në një gjuhë të caktuar zyrtare apo të komuniteteve, librave shkollorë dhe mësimdhënësve e stafit të kualifikuar, lëndëve specifike për komunitetet, financimit për bursa dhe transportim, si dhe mundësitë për ndërveprim ndërmjet nxënësve nga komunitetet e ndryshme.
Fjalët hyrëse do të mbahen nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu; Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi (ose një përfaqësues i Ministrisë); Zëvendëskryetarja e Parë e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi Teuta Haxhiu; Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete Zhivojin Qirkoviq; si dhe aktivisti i shoqërisë civile Gazmen Salijeviq.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...