Në Manifestimin Tradicional të shtatin me radhë “Ora e Tahir Deskut” në komunën e Klinës morën pjesë poetë të shumtë nga shumë vise shqiptare, ndërsa nga Lugina e Preshevës prezantuan Bilall Maliqidhe Rrahman Hyseni.
Në këtë manifestim tradicional letrar Ora e Tahir Deskut, çmimin “Tahir Desku”, për vlera artistike e studimore letrare, e mori dr. prof Sali Bashota, kurse çmimin motivues krijuesi i ri, e mori Yll H. Ymeri.
Kumtesë për veprën e jetën e Tahir Deskut pati Mikel Gojani
Në emër të jurisë për veprimtarinë letrare e studimore të Sali Bashotës paraqiti arsyetimin Hajdin Morina, një kumtesë për poezinë e Sali Bashotës e paraqiti Flamur Maloku, kurse për krijuesit e rinj foli Prend Buzhala.
Në pjesën e dytë, ora letrare, e cila kishte karakterin garues, ku lexuan poezitë e tyre krijues nga Prishtina, Peja, Deçani, Skenderaj, Malisheva, Gjakova, Klina, Lugina e Preshevës, Tropoja e diaspora.
Juria profesionale për vlerësim ishin Ismet Krasniqi, Mikel Gojani dhe Mahir Morina.
Vendin e parë për poezi e mori Mehdi Krasniqi nga Malisheva, të dytin Frrok Kristaj nga Prishtina dhe të tretin Bilall Maliqi nga Presheva.
Krijuesit nga Klina, lexuan jashtë konkurrencës.
Bilall Maliqi pas marrjes së çmimit u shpreh se ky çmim e ka nderue autorin, Preshevën dhe Luginën në përgjithësi.
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...