Më 59 vota pro, Kuvendi i Kosovës të dielën ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi, si dhe një përfaqësues i shoqërisë civile.
Ndërsa në dy vendet e rezervuara për LDK dhe VV, do të mandatohen Visar Ymeri PSD dhe Dukagjin Gorani PSD deri sa këto dy subjekte të vendosin t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre.
Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje nuk do të dërgojë përfaqësuesin e saj, pasi që sipas tyre udhëheqësi i këtij delegacioni nuk përfaqëson Opozitën.
Ismajl Kurteshi nga LVV ka thënë për portalin arbresh.info se e gjithë marrëveshja nuk është në rregull.
“Mendoj që mënyra si është zgjedhur delegacioni, e gjitha çka ka ndodhur nuk është në përputhje me atë që mendon Lëvizja Vetëvendosje. Ne po themi që e gjithë marrëveshja nuk është në rregull dhe nëse është dashur dikush të shkoj në emër të opozitës, e dini që subjekti që e përfaqëson Shpendi është subjekti i tretë opozitar, nuk është as i pari as i dyti”, ka thënë ai.
Kurteshi ka folur edhe për përfaqësuesin e opozitës, ku tha se do të jetë e vështirë që t’i dëgjohet fjala.
“Ne nuk kemi shkuar më thellë të mendojmë se cili do të jetë personi adekuat nga shoqëria civile. Delegacioni si delegacion, misioni si mision mendojmë që nuk është ai i qëlluari, dhe kjo për ne është me rëndësi. Pastaj personi nga shoqëria civile natyrisht që edhe ai është i rëndësishëm, por edhe ai është njëri nga 11 anëtarët e atij delegacioni dhe se di sa do të jetë ndikimi i tij. Të shpresojmë që atje do të shkoj një njeri i qëlluar dhe do të kryej punën e tij ashtu si duhet”, ka theksuar Kurteshi./arbresh.info/
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...