Kosovari që shpëtoi 20 fëmijë, shpallet hero në Suedi

08:33 | 18 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Fidan Bejta nga Kosova është shpallur “Hero i Vitit 2018” në Suedi. Ai do të nderohet të mërkurën me titullin “Engjëlli i mbrojtës”, pasi shpëtoi nga një sulm 20 fëmijë.

Ai kishte shpëtuar fëmijët teksa luanin në një shesh lojërash, kur një grua i ka ndjekur fëmijët, duke tentuar t’i godasë ata.

Bejta është shprehur shumë i kënaqur që do të marrë këtë titull, derisa ka treguar se si ndodhi ngjarja.

Fidan Bejta e ndaloi gruan me thikë në sheshin e lojërave. Kështu ai rrezikoi jetën, duke i shpëtuar fëmijët e tjerë.

Ylli më i madh i futbollit suedez, Zlatan Ibrahimoviq i ka dërguar një mesazh Fidanit.
“Ju jeni një hero i vërtetë. Punë e mirë. Të gjithë janë krenarë për ty”, thotë Zlatani.
“Ajo që bëtë nuk është secili që do të guxonte të bënte. Vazhdo të jesh kështu, vetvetja.

Na duhen më shumë si ty. Ju ftoj që të vini dhe të më shikoni një lojë live”, përfundon Zlatan Ibrahimoviq.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme