Një udhëheqës fetar i Irakut vuri gur-themelin për rindërtimin e Xhamisë së Madhe të Mosulit Al-Nuri, e cila është rrënuar nga militantët e grupit Shteti Islamik (ISIS).
Abdul Latif al-Humayimit iu bashkuan në ceremoni edhe personalitete të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
Xhamia, minarja e pjerrët e së cilës ka qenë një nga monumentet më të famshme të Mosulit, është vendi ku udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi, ka shpallur “kalifatin” në vitin 2014.
Grupi xhihadist e ka hedhur atë në erë vitin e kaluar, derisa forcat qeveritare kanë rimarrë kontrollon e Mosulit, përcjell REL.
Beteja për Mosulin ka zgjatur pothuajse nëntë muaj, ka lënë zona të mëdha të shkatërruara, ka vrarë mijëra civilë dhe ka zhvendosur më shumë se 900,000 të tjerë.
Lideri koreanoverior urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sul...
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...