Zëvendëskryeministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se anulimi i konferencës për shtyp me Mogherinin ka ndodhur për shkaqe kohore, e jo për ndonjë tension.
Hoxhaj, ka thënë se ato që kanë pasur të thuhen janë thënë si nga pala kosovare ashtu edhe nga zonja Mogherini.
“Në takim është thënë se për shkaqe kohore ka qenë e pamundur të mbahet konferenca për shtyp. Çfarë kemi pasur të themi në e kemi thënë pasi takimi ishte publik”.
Zëvendëskryeministri shton më tej se takimi ishte i karakterit të punës dhe i nivelit të partnerëve.
“Kemi pasur një drekë pune dhe atmosfera ka qenë mes partnerëve dhe karakterit të punës”, tha Hoxhaj për Tv Dukagjinin.
Duke folur për procesin e vizave, Hoxhaj ka thënë se kanë kërkuar që së paku në muajin mars të vitit 2019 të merret një vendim për vizat.
“Kemi pasur mbështetjen e zonjës Mogherini, Avramopulos, Hahn por qëndrimi [kundër] ka qenë i shteteve anëtare. Neve na duhet edhe mbështetja e shteteve anëtare”, ka thënë ndër të tjera Enver Hoxhaj.
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...