Limaj: Objektivi ynë në dialog është njohja

22:43 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryetar i NISMA dhe bashkëdrejtuesi i ekipit negociator në dialogun Kosovë-Serbi, Fatmir Limaj, ka thënë se në dialog, objektivi është njohja.

Këtë deklaratë e bëri Limaj, pas fjalimit të Thaçit dhe Vuçiqit në OKB, njofton Klan Kosova.

“Sipas Vuçiqit ne të gjithë jemi kriminelë, me vet faktin që ja kemi marrë Kosovën. Sipas tij, të gjithë ushtarët e UÇK-së, janë kriminelë. Shenja e parë e civilizimit të një populli është pranimi i drejtësisë. Drejtësia i ka nxjerrë të gjithë të pafajshëm. Mua dy herë, Ramushin tre herë”.

“Në një vend normal, të pëlqej apo jo, respektohet vendimi gjyqësor. E pres që të futet edhe ai të shohim se si po dalin. Si po del rasti Panda, si po del spastrimi etnik”.

“Le ta kenë të qartë të gjithë, ne nuk ndalemi pa e kërkuar drejtësinë e serbëve që kanë bërë në Kosovë. Gabon ai që mendon që me një laps i shlyen ato që ka bërë. Burimet që na vijnë nga Beogradi del që ata e dinë saktë ku i kanë varrosur njerëzit që ne nuk e dimë ku janë. Ata i kanë fshehur dosjet”.

“Janë disa tema që neve na interesojnë. Ajo që është e rëndësishme në dialog është njohja. Nëse s’ka njohje, s’ka nevojë të ketë dialog. Objektivi ynë është njohja. Për çka të bisedojmë tjetër nëse nuk ka njohje”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme