Google ADS

Gazetarja shqiptare tenton të shtypë studentët me makinë, pasi këta bllokuan rrugën gjatë protestës

21:16 | 17 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Pasi nuk morën përgjigje nga kryeministri edhe në ditën e 13-të të protestës së tyre, studentët vendosën që ta përshkallëzonin atë.

Një pjesë e tyre u zhvendosën në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, duke bllokuar kështu kalimin e mjeteve.

E ngecur “në kurthin” e studentëve ishte dhe gazetarja Mira Kazhani, e cila sipas tyre ka tentuar t’i shtypë.

Një student ka dërguar videon pranë redaksisë së JOQ Albania, në të cilën shihet se si Kazhani u kërkon studentëve të hapin rrugën, madje ajo i jep edhe gaz makinës.

Me gjithë përpjekjen e saj për të kaluar, Kazhani nuk ia arrin dot dhe pas disa minutash, tërhiqet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme