Basha zbulon shifrën që paguante për tarifën e studimeve në Hollandë

21:13 | 17 Dhjetor 2018
Trina Galanxhi

Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta e studentëve prej gati 2 javësh është e drejtë, ndërsa ka theksuar se ai në Holandë ka paguar më pak.

‘Unë kam studiuar në Holandë dhe atje paguaja më pak se këtu. Studentët këtu paguajnë shumë më shumë. Unë kam paguar në Holandë 700 dollarë në vit’, u shpreh Basha në emisionin 5 pyetje nga Babaramo.

Gjithashtu kryedemokrati u shpreh se zgjidhja për problemet e studentëve është shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë.

‘Konviktet janë në pikë të hallit, në gjendje të mjerueshme. Bibliotekat janë më keq.

Ne i mbështesim 8 pikat e studeentëve pa asnjë diskutim.’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme