Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Geoffrey Cox thuhet se ka së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar të Theresa May kanë thurur një komplot për të rrëzuar kryeministren nga pushteti në fillim të vitit të ardhshëm.
Detajet e këtij pakti sekret i ka zbuluar Daily Telegraph, duke sqaruar se komplotistët kanë parashikuar që ta rrëzojnë May-n në prill, në mënyrë që ata të “marrin përsipër” dhe të rinegociojnë marrëveshjen e saj të Brexit me BE-në.
Gjatë një telefonate në konferencë, Cox thuhet se u tha ministrave kryesorë si Jeremy Hunt, Michael Gove dhe Sajid Javid, se ata duhet të “gëlltisin” marrëveshjen e May për Brexit, me shpresën se një lider i ardhshëm do të ketë një shans për të “rivendosur” negociatat.
Sipas Telegraph, tre burime të veçanta i njoftuan ata për telefonatën sekrete, në të cilën Cox thuhet se tha se “do të duhet të hiqet për tremujorin e parë [prillin e vitit të ardhshëm] kështu që ne mund të marrim përsipër fazën tjetër”.
Gazeta zbulon se Cox gjithashtu ka bërë komente të ngjashme më shumë se një herë më parë. Cox thuhet se i bëri komentet gjatë një konference telefonike më 11 nëntor, pak ditë përpara mbledhjes vendimtare të Kabinetit, në të cilën ministrat nënshkruan marrëveshjen e kryeministres.
Një zëdhënës i Cox hodhi poshtë historinë, duke thënë: “Prokurori i Përgjithshëm në mënyrë të vendosur mohon çdo lajm që ai ka bërë thirrje për shkarkimin e Kryeministres. Kjo është krejtësisht e pavërtetë”.
Ndërkohë, të gjithë ministrat të cilët kanë raportuar ambicie për udhëheqjen e vendit, kanë qenë besnikë ndaj kryeministres, teksa ajo luftoi me votën e mosbesimit të javës së shkuar, megjithëse raporti i gazetës së djathtë sugjeron se May i ka ditët e numëruar.
Kryeministrja arriti të fitojë një votim mosbesimi nga deputetët konservatorë duke marrë 200 vota pro saj, pasi u zotua të japë dorëheqjen si udhëheqës e Partisë Konservatore përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Pas votimit May udhëtoi në Bruksel, duke u përpjekur të grumbullojë mbështetje nga blloku për marrëveshjen e saj Brexit. Udhëtimi pati “sukses”, vetëm një konfrontim të filmuar mes kryeministres britanike me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.
Duke u kthyer nga Brukseli me duar të zbrazëta dhe me një afat kohor për punën e saj, ministrat e kabinetit të May duket se kanë filluar të flasin hapur për të ambiciet e udhëheqjes dhe rrëzimin e saj.
Sekretari i Jashtëm Hunt bëri thirrje kundër May, që tregonte se ai do të mbështeste një ‘Brexit’ të menaxhuar pa praninë e saj. Edhe sekretari i Brendshëm Javid, dhe aleati i supozuar i kryeministres, Andrea Leadsom, që mban postin e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve, thuhet gjithashtu se janë duke u përgatitur për të pasuar May-n në krye të qeverisë.
Anëtarët e kabinetit qeveritar mund të përballen me David Davis dhe Dominic Raab, si dhe Boris Johnson, që ka qenë gjithmonë ambicioz./gsh/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti